Arbëri

Komuna e Prishtinës e përkrah formimin e komisionit për rekrutimin e drejtorëve në shkolla

Descriptive Text

Më 31 vota pro, asnjë kundër dhe 13 abstenim, Komuna e Prishtinës ka votuar për formimin e komisionit për rekrutimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet arsimore në Prishtinë.

Drejtoresha e Arsimit, në Komunë të Prishtinës, Besianë Musmurati, ka thënë se ky proces që po bëhet për herë të parë në Prishtinë, do ndikojë që të ketë performancë dhe transparencë më të mirë nëpër shkolla dhe kopshtet publike.

Komisioni i formuar nga 2 persona do të fillojnë me vlerësimin e drejtorëve që përfundojnë sivjet mandatin, pastaj me drejtorët e shkollave që kanë pasur kontestim nga inspektorati i arsimit për mënyrën e zgjedhjes së tyre.

Asamblistët e kanë mirëpritur këtë propozim vendim, përderisa nga Vetëvendosje janë shprehur skeptikë për shkak të numrit të vogël të anëtarëve të këtij komisioni.

"Vetëm dy persona kanë vëllim të madh të punës dhe kemi dyshim a kanë me arritë me bë punën siç duhet, sa do të jenë të arsyeshëm ata në këtë vëllim të punës", ka thënë Gëzim Svceçla nga Vetëvendosje.