1 perditesime
23:17

Reagon NPB-ja, i bën zgjidhje qytetarit që mbeti para banesës

Më shumë se një orë Shpëtim Binxhijës i është dashur të presë para banesës derisa Ndërmarrja Publike Banesore të reagonte për t’ia rregulluar liftin. Në hyrjen e tij në “Lakërishtë” tashmë kanë intervenuar ekipet e ndërmarrjes për t’ia mundësuar qytetarit me aftësi të kufizuara kthimin në banesë.

Nga kjo ndërmarrje më herët kishin thënë se nuk kanë ekipe kujdestare 24 orë.

Image
21:40

Bllokimi i liftit e lë në rrugë qytetarin me aftësi të kufizuara në “Lakërishtë”, NPB-ja në pushim

Shpëtim Binxhija ka mbetur jashtë banesës së tij në lagjen “Lakërishtë” të Prishtinës, të shtunën në mbrëmje. Ai nuk po arrin të shkojë në banesë për shkak se lifti është bllokuar.

Në Ndërmarrjen Publike Banesore atij i kanë thënë se janë në pushim deri të hënën.

Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se do të merren urgjentisht me rastin.

Hajdar Hoxha nga NPB-ja ka thënë se nuk ka ekip të mirëmbajtjes 24-orësh.

“Por tani do të merremi me këtë rast dhe t’i bëhet zgjidhje personit në fjalë, sepse ende nuk jemi në fazën që të kemi ekipe 24 orë. Nuk kemi arritur ende në atë fazë”, ka thënë ai për KOHËN.