Metro

Rama: Marrëveshja me “Sunny Hillin” ka qenë që të rishikohet çdo tre vjet

 

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se marrëveshja me festivalin “Sunny Hill” ka qenë që çdo tre vjet të rishikohet dhe pas 25 vjetëve, prona e dhënë në shfrytëzim mund t’i kthehej Komunës. Rama thotë se “numri 99” është ai që i ka penguar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. “Numrin 99 nuk e kam sjell unë, por e kam gjet këtu”.

Afati prej 99 vjetësh për dhënien në shfrytëzim të hapësirës në Bërnicë të Poshtme ishte vija ndarëse mes Qeverisë dhe organizatorëve të "Sunny Hillit", për zhvendosjen e festivalit nga Prishtina në Tiranë.