Arbëri

Komuna e Prishtinës nis heqjen dhe krasitjen e druve të dëmtuar

Komuna e Prishtinës ka njoftuar të mërkurën se ka nisur heqjen dhe krasitjen e druve të dëmtuar që paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike.

“Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikëqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe eliminimit të druve të dëmtuar të cilët paraqesin rrezik potencial si rezultat i kushteve të rënda atmosferike, si dhe krasitjes së disa prej tyre për të evituar rrezikun nga kabllot e rrymës”, thuhet në njoftimin e Komunës në Facebook.

Sipas njoftimit, deri tash është bërë realizimi i prerjeve dhe krasitjeve në rrugën "Abedin Rexha" dhe në "Parkun e Qytetit".

Gjatë ditës së sotme, planifikohet procedurë e njëjtë edhe në “Tauk Bashqe”, rrugën “Simon Shiroka” – qendër, rrugën “Jonuz Zejnullahu” dhe në vende të tjera që paraqesin rrezik për qytetarët.

Të hënën pas rrëzimit të një lisi në qendër të Prishtinës, një 30-vjeçar vdiq, ndërsa një grua mbeti e lënduar rëndë.

 

Komuna e Prishtinës nëpërmjet Hortikulturës dhe Organit Mbikqyrës është në proces të vazhdueshëm të identifikimit dhe...

Posted by Komuna e Prishtinës on Wednesday, June 8, 2022