Vlora Dumoshi, shefe e stafit në Kabinetin e kryeministrit Isa Mustafa, ish-drejtoresh për Kulturë në Komunën e Prishtinës derisa atë e drejtonte Mustafa, ka kritikuar të parin aktual të kryeqytetit, Shpend Ahmeti.
“Dështimet evidente në të gjitha fushat e jetës, Shpend Ahmeti po përpiqet t’i fshehë pas një autoveture. E turpshme, jodinjitoze dhe fyese në raport me qytetarët, qasja e Ahmetit ndaj kryeqytetit në katër vitet e fundit, të cilat lirisht mund të konsiderohen vite të humbura për Prishtinën”, ka thënë Dumoshi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReagimi i Dumoshit vjen pas lajmit të publikuar në disa media se Ahmeti ka deklaruar se veturën Audi Q7 që e përdorte Mustafa sa ishte kryetar do ta vë në shitje në shesh.
Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka zyrtarizuar kandidatin për garën për të parit të kryeqytetit, por Vlora Dumoshi është në mesin e personave më të përmendur për një gjë të tillë.
Ndër emrat e tjerë të përmendur janë edhe ish-kryetari Ismet Beqiri, shefi i Kabinetit të kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli e ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
Zgjedhjet lokale mbahen në vjeshtën e këtij viti.