Metro

Komuna e Prishtinës me Task-Forcë për transformimin e kryeqytetit

Foto: KOHA
 

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se kanë formuar një Taskë-Forcë me qëllim transformimin e kryeqytetit.

Sipas tij, ky mekanizëm do të dalë me rekomandime sa i përket shumë çështjeve. Musliu thotë se shumë rregullore nuk janë përditësuar, prandaj edhe janë paraqitur probleme që po mundohen që t’i sanojnë, siç është ajo për funksionimin e taksive.