Kryetari i Prishtinës, përparim Rama, ka zgjedhur të dhurojë gjak për të shënuar 18 prillin – Ditën e Dëshmorëve e Martirëve të kryeqytetit.
Rama ka dhuruar gjak në një pikë mobile në sheshin e Prishtinës.
”Duhet ta çmojmë të kaluarën për të ndërtuar një të ardhme të mirëfilltë. Ftoj kush do që mundet të dhurojë gjak ta bëjë këtë, pasi ky personel këtu, është në gjendje gatishmërie”, ka thënë Rama.
Aktiviteti është organizuar nga komuna e Prishtinës dhe shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu edhe disa veteranë kanë dhuruar gjak.