Metro

Banorët e tri lagjeve protestojnë kundër “Prishtina Parking”

 

Përfaqësuesit e lagjes “Lakrishtë”, “Qendra”, dhe “Bregu i Diellit” kanë protestuar të premten para objektit të Komunës së Prishtinës, për të kundërshtuar “Prishtina Parking”.

Ata kërkuan nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama që të ndërmarrë masa ndaj kësaj ndërmarrje meqë që siç thonë, kanë vendosur laurat pa i pyetur. Po ashtu ata u ankuan se po ua marrin makinat përkundër që ligjërisht nuk kanë autoritet.