Metro

Komuna e Prishtinës njofton se po trajtohet një numër i qenve endacakë rreth Parkut të Gërmisë

 

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas nënshkrimit të kontratës emergjente për trajtimin e qenve endacakë për këtë vit, ka filluar zbatimi i kontratës që nga fillimi i kësaj jave.

Sipas komunës po trajtohet një numër i konsiderueshëm i qenve endacakë të koncentruar rreth Parkut të Gërmisë.