Arbëri

Ahmeti: Murati të flasë edhe për shkollat në Prishtinë që i ka bllokuar që 1 vit

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ministri i Financave duhet të japë përgjigje për shkollat në Prishtinë që sipas tij i ka bllokuar prej një viti.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se ka mbetur shumë pak punë që të kryhet që shkollat të funksionalizohen.

“LDK paska votuar kundër kredisë ndërkombëtare me Bankën Botërore për reformën e sistemit social. Hekuran Murati paska me fol me drejtorin e Bankës Botërore në regjion në ora 16 për të parë si të zhbllokohet dhe shpëtohet procesi. Mirë është në takim ministri Murati me fol edhe për 3+1 shkollat në Prishtinë që i ka bllokuar që 1 vit përkundër faktit që kemi përfunduar krejt edhe nënshkrimin e kontratës”.

Ahmeti tha se marrëveshja me IFC/BankëBotërore do të zhbllokohej për pesë minuta nga Murati duke përcjellë rekomandimet e zyrës së vet ligjore.

“Kemi filluar procesin në 2017 dhe asnjë ditë se kemi vonuar. Është gjynah me i lënë 4 lagje pa shkollat më të mira në Kosovë (Sofali, Mat, Qendresa dhe Arbëri). Pra s’ka met gjë veç pesë minuta dhe fillon Lopata e parë”, përfundoi ai.