Arbëri

LVV-ja thotë se s’mori ofertë konkrete nga LDK-ja për bashkëqeverisje në Prishtinë

Gëzim Sveçla asamblistë nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka thënë se nuk kanë marrë ofertë konkrete nga LDK dhe Përparim Rama për bashkëqeverisje në këtë komunë.

Ai ka thënë se në këtë mandat do të jenë në opozitë.

Sipas tij, Arben Vitia ka marrë një mesazh elektronik nga LDK-ja për pozitën e drejtorit të Shëndetësisë në këtë komunë.

“Nga momenti i parë kur kanë dalë rezultatet kemi vendos me qenë opozitë konstruktive. Qëllimi ynë ka qenë që ta përfundojmë obligimin tonë si këshilltarë të zgjedhur. Ka qenë detyrë e koalicionit qeverisës që ta sigurojë shumicën. Ne jemi subjekti më i madh në Kuvendin Komunal. Mendimi ynë i vetëm ka qenë raporti me qytetarët. Ne jemi në një mision që duhet përfunduar dhe ky mision është e mira e qytetarëve”, ka thënë ai.

Sipas tij, VV-ja do të jetë opozitë klasike por nuk do të jenë pjesë e ndërmarrjeve publike.

Ai ka thënë se Rama i ka dhënë 150 premtime, e deri tash nuk e ka përmbushur asnjë.

Sveçla ka thënë se ka shkolla që po mbyllen e nuk drejtor të arsimit. Sipas tij, problemet po grumbullohen por ekzekutivi i Prishtinës nuk po shihet askund.

“PDK-ja ka ardh dy herë në shprehje në Prishtinë dhe kjo me ndihmën e LDK-së. Ata kanë qenë bashkë qysh në ditën e zgjedhjeve. LDK-ja ka probleme me partnerin e koalicioni poashtu edhe brenda partisë”, ka thënë ai.