2 perditesime
10:27

Betohet Rama, merr detyrën e kryetarit të Prishtinës

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, është betuar para asamblistëve të Kuvendit të Prishtinës.

Detyra iu dorëzua nga ish-kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti.

Interesim për ngjarjen ka nga një numër i madh i mediave dhe qytetarëve të cilët po e ndjekin nga afër.

10:25

Betohen asamblistët e rinj të Prishtinës

Janë betuar asamblistët e rinj të Kuvendit Komunal të Prishtinës. Nga 51 asamblistët e zgjedhur, në seancë morën pjesë 48. 

Në inaugurimin e kryetarit të ri nuk ishin të pranishëm Arben Vitia, Daut Haradinaj dhe Eliza Hoxhaj, si bartës të listave të partive të tyre e të cilët fituan votat për të hyrë në Asamble.

Përderisa Hoxhaj e Haradinaj kanë njoftuar se kanë hequr dorë nga Kuvendi Komunal, Vitia nuk ka bërë ende të ditur pozicionimin e tij.

07:55

Përparim Rama sot merr detyrën e kryetarit të Prishtinës

Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës sot, e martë, do të marrë detyrën e të parit të Komunës së Prishtinës.

Mbledhja inauguruese ku pritet të bëhet betimi i anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe betimi i kryetarit Rama do të nisë në ora 10:00.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje inauguruese do të bëhet pranim-dorëzimi ceremonial i detyrës së kryetarit të Prishtinës, nga Shpend Ahmeti te Përparim Rama.

Rama fitoi zgjedhjet në Prishtinë në rundin e dytë, atë të balotazhit, duke e përmbysur rezultatin nga rundi i parë kur doli i dyti pas Arben Vitisë së Vetëvendosjes.

Një ditë para dorëzimit të detyrës, kryetari i deritashëm, Shpend Ahmeti, ka përmbledhur rrugëtimin e tij në krye të Prishtinës duke thënë se “në Prishtinë është përmirësuar dukshëm jeta në qytet”.