Arbëri

Të mërkurën u vaksinuan 130 nxënës në shkollën “Xhevdet Doda”

Azem Jaha, drejtor i shkollës “Xhevdet Doda” ka thënë se ditë më parë në këtë shkollë janë sjellë disa formularë për prindërit që lidhen me vaksinimin e fëmijëve.

Ai ka thënë se fëmijët kanë ardhur me formularë të nënshkruar nga prindërit.

Sipas tij, ka gatishmëri të shumë nxënësve për t’u vaksinuar.

“Dy zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë ishin dje në shkollë pasi kanë edhe fëmijët këtu. Fëmijët e tyre u vaksinuan. Meqenëse vaksinimi ka filluar nga ora 13:00 deri diku rreth orës 17:00 janë vaksinuar rreth 130 nxënës. Nuk ka pasur asnjë rast që i ka shqetësuar nxënësit”, ka thënë ai.

Dje një ekip mobil i Ministrisë së Shëndetësisë është vendosur në këtë shkollë për vaksinimin e nxënësve.