Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të mërkurën (nesër) ka organizuar një ekip mobil për vaksinimin e nxënësve në shkollën e mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë kundër COVID-19.
“Vaksinimi, i cili do të bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës, do të zhvillohet nga ora 13:00 në mjediset e kësaj shkolle. Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, pasi të kenë dhënë deklaratën e pajtueshmërisë për vaksinim, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin. Procesi i vaksinimit me ekipe mobile nëpër shkollat dhe nivele e tjera do të vazhdojë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë komunale për Arsim, ndërsa krahas vaksinimit përmes ekipeve mobile, qytetarët e të gjitha kategorive dhe grup-moshave, mund të vaksinohen çdo ditë pune edhe në qendrat statike të vaksinimit me vaksinën kundër COVID-19”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.
MSH-ja ka bërë thirrje që të gjithë që nuk janë vaksinuar apo nuk e kanë kompletuar procesin e vaksinimit me dy vaksina, të vaksinohen.
-
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë
-
Sivjet synohet të tejkalohet mbulueshmëria mbi 87% me vaksinën HPV për të mbrojtur fëmijët
-
Specialja sqarohet për ligjëratën e bujshme në Prishtinë
-
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë se mori lejen e shkollës
-
Reagime lidhur me ligjëratën rreth Speciales të mbajtur në një shkollë në kryeqytet, Komuna paralajmëron masa