Portieri i dytë i Kosovës, Amir Shaipi ka ndërruar zyrtarisht skuadër. Ai është transferuar te skuadra e kategorisë së dytë spanjolle, Castellon.
Shaipi që nga viti 2021 ishte te Lugano në Zvicër. Gjithë karrierën e deritashme 26-vjeçari e zhvilloi në futbollin zviceran.
Shaipi ka firmosur deri në vitin 2030 me klubin spanjoll.