Metro

Banorët e zonës “Qendër” protestojnë për çmimet e parkingut: Janë të papërballueshme

 

(KosovaPress) - Banorët e zonës “Qendër” në Prishtinës sërish kanë protestuar për çmimin e lartë të parkingut të veturave, çështje kjo e rregulluar nga Komuna e Prishtinës përmes ndërmarrjes publike “Prishtina Parking”. Ata thonë se janë pro sigurisë dhe rendit në zonën e tyre por jo me këtë kosto.

Përfaqësuesja e komunitetit lokal për siguri publike “Qendra” në Prishtinë, Violeta Hasani, në një prononcim për KosovaPress tha se duhet të mblidhet me urgjencë Asambleja komunale e Prishtinës për të ndryshuar çmimin.