Arbëri

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Prishtinë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Prishtinë ka rënë në 935, nga 1,329 sa ishin një ditë më parë.

Pavarësisht kësaj, komuna e Prishtinës vazhdon të prijë me raste aktive në nivel vendi.

Pas Prishtinës me numrin më të madh të rasteve aktive janë Prizreni me 388 ndërkaq e treta Fushë-Kosova me 312 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 88 raste pozitive, ndërkaq kanë vdekur 8 persona si pasojë e koroanvirusit.