Arbëri

FSK-ja dhuron maska në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë ndërmarrë një veprim sot në shumë komuna të Kosovë, duke shpërndarë maska nëpër sheshe.

Një veprim të tillë, ushtarët e FSK-së po e bëjnë edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku po u dhurohen maska qytetarëve që po kalojnë nëpër shesh.

Kosova ka shënuar numër rekord të rasteve ditore me COVID-19, gjatë javës së shkuar.

Shifrat me raste pozitive kanë shkuar në mbi 2,200 sosh vetëm brenda një dite.