Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës anulon të gjitha aktivitetet kulturore e sportive për nesër

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën nuk do të mbahet asnjë aktivitet kulturor dhe sportiv në kryeqytet, në nderim të viktimave nga Kosova që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci.

‘’Komuna e Prishtinës, shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi sot në Kroaci. Të lënduarve ju urojmë shërim e rehabilitim të shpejtë’’, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga aksidenti i sotëm në Brod të Kroacisë, vdiqën 10 persona ndërsa dhjetëra të tjerë pësuan lëndime. 

E hëna është shpallur ditë zie në Kosovë.