Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Anibari” anulon aktivitetet muzikore

Festivali ndërkombëtar i filmit të animuar “Anibar” ka anuluar aktivitetet muzikore të parapara për të hënën, e cila, për shkak të tragjedisë ku humbën jetën dhjetë udhëtarë, është shpallur ditë zie nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Festivali i filmit të animuar ‘Anibar’ njofton të gjithë pjesëmarrësit se shkaku i një aksidenti komunikacioni që ndodhi në Slavonski-Brod të Kroacisë, ku kanë humbur jetën tragjikisht dhjetë udhëtarë, do t’i ndalojë aktivitetet muzikore të planifikuara për datën 26.07.2021”, thuhet në njoftimin për media të stafit organizativ të festivalit, që po mbahet në Pejë. Po aty, stafi u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë familjarëve të viktimave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Anibari”, që u hap të premten mbrëma, sivjet shënon edicionin e 12-të. Do të vazhdojë me shfaqjen e filmave të animuar, siç janë paraparë në program.