Arbëri

Ismaili fle në lagje të ndryshme, Rama rri në ambiente të hapura e Haradinaj merret me kritika

Nga mysafirët e shumtë që mund t’ju trokasin në dyer, kur ta hapni derën mund ta shihni Uran Ismailin.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës po shkon nëpër secilën lagje dhe po e kalon natën nëpër shtëpi familjare.

Përveç bisedave të rëndomta, ai kërkon më shumë njohuri për problemet e komunitetit.

E me të zbardhur dita Ismajli dhe ekipi i tij ndërhyjnë duke rregulluar infrastrukturën. Kjo megjithatë po bëhet pa lejen e Komunës së Prishtinës.

Grafitet pa leje nuk lejohen.

Për dallim nga Ismaili, kundërkandidati i tij nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, po zgjedh ambientet e hapura për t’u takuar me qytetarët e lagjeve të ndryshme dhe të fshatrave të Prishtinës.

Gjatë Kampionatit Evropian ai zgjodhi që së bashku me të rinjtë e Prishtinës të shohë ndeshjet e futbollit në sheshin “Zahir Pajaziti”. Ai fushatën e tij po e bën kryesisht edhe përmes rrjeteve sociale.

Kandidati nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, po synon të jetë pasardhësi i Shpend Ahmetit, duke kritikuar qeverisjen e deritanishme. Kjo edhe pse AAK-ja është partneri kryesor i Shpend Ahmetit në qeverisjen e tij.

Mbeturinat e shumta në kryeqytet dhe ujërat e zeza, sipas tij, janë disa nga problemet me të cilat ballafaqohen më së shumti qytetarët e Prishtinës.

Krahas saj, ai po bën edhe takime të ndryshme me qytetarët. Ndërsa nuk po e lënë anash as promovimin e aderimeve të reja në parti.

E premtja ishte dita që u tha se Vetëvendosje do ta bëjë publik emrin e kandidatit për kryetar komune.

Derisa ky kandidat pritet të jetë Arben Vitia, helmimet në Deçan kanë bërë që zyrtarizimi i kandidaturës të shtyhet për më vonë.

Nuk dihet ende nëse Vitia do të vazhdojë pozitën e ministrit derisa të nisë punën në zgjedhje.