Metro

QMF-të në Prishtinë i kthehen normalitetit

 

Kosova Press - Situata e qetë pandemike në vend ka bërë që në Qendrat e Mjekësive Familjare në Prishtinë të rikthehen të gjitha shërbimet mjekësore për pacientë, përfshirë edhe QMF-në në lagjen “Kalabria”, e cila për një kohë të gjatë ka ofruar shërbime vetëm për të infektuarit me COVID-19.

Ashtu sikurse komunat e tjera edhe sistemin parësor shëndetësor në kryeqytet, u ballafaqua me ikjen e mjekëve si pasojë e konkursit për specializim gjatë qeverisjes së kaluar, prandaj në QMF në kryeqytet së shpejti pritet punësimi i 15 mjekëve.