Arbëri

Shitësit ambulantë mbushin sheshet e Prishtinës

Descriptive Text

Sheshet e Prishtinës kanë marrë pamjen e tregjeve.

Ato janë mbushur me shitës ambulantë dhe veprimtari të tjera jolegale.

Kjo po ndodh si pasojë e mungesës së inspektorëve, të cilët komuna i ka angazhuar në menaxhimin e pandemisë.

Këto qytetarët i shohin si pengesë për lëvizjen e lirë.

“Mendoj që pengojnë shumë, dhe kohët e fundit ka mjaft, sidomos e pengojnë hapësirën e lirë të lëvizjes, po ka rrezikim herë pas here prej tyre”, ka thënë Hasan Avdiu,.

“Po komuna është dashtë me ndërmarrë diçka edhe me i vendos dikun me ni vend të veçantë e jo këtu në shesh me i pengu edhe qytetarët... na pengojnë edhe në lëvizje, por edhe nuk ka një shije të mirë me i pa gjitha këto përreth ka kalojnë njerëzit”, ka thënë Mustafë Rushiti, Pensionist.

“Meqenëse këtu defilojnë edhe fëmijë, e ka shumë lodra për fëmijë , atëherë ndoshta nuk është e keqe, kënaqen kur t’i shohin, diçka marrin diçka jo, nuk na pengojnë”, ka thënë Muhamet Tafilaj, Pensionist

“Shiqoni, kjo nuk është bash e hjeshme, por megjithatë, e kanë efektin e vet edhe këto, për shkak se edhe këta duhet me jetu, dhe ma merr mendja që s’janë ka pengojnë kurrgja”, ka thënë Ramadan Beqiri.

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë se ato nuk kanë leje nga komuna.

Tahiri ka thënë se inspektorët komunalë konfiskojmë mallra në atë pjesë thuajse çdo ditë. Dhe ka paralajmëruar se shumë shpejt edhe në këtë pjesë do të kthehet kujdestaria.

“Leje nuk kanë, për këtë arsye konfiskojmë mallra në atë pjese thuajse çdo ditë. Si rrjedhojë, zyrat e Inspektoratit janë të mbushura me materiale të tilla. Për shkak të angazhimeve në raport me pandeminë, inspektorët nuk kanë arritur që të jenë gjatë gjithë kohës, çdo ditë e çdo net në shesh. Mirëpo, kujdestaria e tillë do të rikthehet shumë shpejt”, ka thënë Tahiri.