Metro

51 të infektuar me COVID-19 në Shtëpinë e të Moshuarve, të gjithë në listë për t’u vaksinuar

51 të infektuar me COVID-19 në Shtëpinë e të Moshuarve, të gjithë në listë për t’u vaksinuar
 

51 të infektuar në Shtëpinë e Personave të Moshuar në Prishtinë janë të evidentuar deri më tani, kështu tha në një intervistë për Ekonomia Online, drejtoresha Raze Aliçkaj, duke shtuar se të gjithë banorët rezidentë që jetojnë në këtë institucion janë në listë për të marrë vaksinën kundër Covid-19.

Aliçkaj tha se asnjë nga rastet e prekura me Covid-19 nuk ka përfunduar me fatalitet, si dhe gjendja e të moshuarve është stabile.