Metro

Qytetarët thonë se ndihen të rrezikuar nga qentë endacakë në kryeqytet

Qytetarët thonë se ndihen të rrezikuar nga qentë endacakë në kryeqytet
Foto: Ilustrim
 

(Kosovapress) - Problemi me qentë endacakë në komunën e Prishtinës po vazhdon tash e sa vite. Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) vitin e kaluar mori buxhet në vlerë 1.3 milionë euro nga Qeveria për vaksinimin dhe trajtimin mjekësor të qenve endacakë. Pavarësisht kësaj, qytetarët thonë se numri i qenve endacakë nëpër rrugë vazhdon të jetë i lartë dhe se ata ndihen të rrezikuar sidomos në kohë dimri.

Gëzim Berisha ka thënë, se qentë endacakë vazhdojnë të jenë problem për qytetarët, andaj kërkon arritjen e një zgjidhje të përhershme, duke ditur rrezikun që ata sjellin edhe për fëmijët e vegjël, ku në të kaluarën ka pasur raste të sulmeve dhe lëndimeve fizike.