Arbëri

Ahmeti njofton për përfundimin e punëve te nënkalimi në Kalabri

Descriptive Text

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet në renovimin e nënkalimit në Kalabri, përballë Qendrës Klinike Universitare.

Ai ka thënë se punime për rregullim dhe renovim po bëhen edhe te nënkalimet në Kalabri/Dardani, te Xhamia e Llapit dhe në Bardhosh.

“Shfrytëzimi i nënkalimeve është i rëndësishëm dhe ndikon në rritjen e sigurisë të këmbësorëve, sidomos në pjesët e Prishtinës ku kemi qarkullim të madh të trafikut”, ka thënë ai.