Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar se është dëmtuar një gyp uji në Hajvali të Prishtinës.
Zëdhnësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku, ka njoftuar se shkaktar i dëmtimit janë vërshimet e shumta në vend, derisa bën me dije se defekti pritet të sanohet mëngjesin e së martës.
Pa ujë të pijshëm do mbesin Hajvalia, Çagllavica dhe lagjja Veternik.
“Natyra e dëmtimit, e shkaktuar nga vërshimet është tejet e ndërlikuar që të sanohet sot në orët e mbrëmjes. Sanimi pritet të realizohet nesër në mëngjes. Të dashur konsumatorë, situata e krijuar së fundmi , gjithandej vendit tonë na shqetëson të gjithëve, andaj të kemi mirëkuptimin e ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e saj.