Metro

KRU Prishtina ndërpret furnizimin me ujë të pijshëm në Fushë-Kosovë dhe lagjen “Kalabria”

KRU Prishtina ndërpret furnizimin me ujë të pijshëm në Fushë-Kosovë dhe lagjen “Kalabria”
 

KRU Prishtina ka njoftuar se shkaku i vërshimeve dhe turbullirave ësahtë bërë e pamundur trajtimit i ujit për pije konform standardeve për disa zona dhe për këtë arsye është detyruar të ndërpresë furnizimin me ujë të pishëm në Fushë-Kosovë e lagjen “Kalabria” në Prishtinë. Po ashtu do të ketë ndërprerje edhe në Obiliq e Drenas.

“Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe borës këto ditë, janë rritur skajshëm rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore ku të njejtat kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije ( FPU Shkabaj). Si shkak i kësaj, kemi sërish rritje të turbullirës në atë nivel që, e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije komfor standardeve dhe teknologjisë që posedojmë, por edhe për ruajtjen e stabilimenteve. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije ( me ç’rast e kemi edhe rekomandim nga IKSHPK-ja ), jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm për Fushë Kosovën dhe lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë. Përveq ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto dy zona, ndërprerje do të kenë edhe Obiliqi dhe Drenasi. Por, për shkak që të bëjmë sado pak shpërndarje të barabartë të ujit, kemi bërë edhe alternative tjera teknike për furnizim. Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim, me ç’rast në këtë situatë të rënduar nga vërshimet ju lusim për durim deri në stabilizim të gjendjes , ngase situata e krijuar nga natyra nuk varet nga ne”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtinës.