Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës do të kompensojë edhe qytetarët që rezultuan pozitivë në testet serologjike

Të martën është hapur platforma online e aplikimit për ndarjen e ndihmës financiare për qytetaret e Komunës së Prishtinës, që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në aplikacionin online thuhet se nga kjo ndihmë do përfitojnë personat e testuar me testin RT-PCR, gjë që ka shkaktuar shqetësime dhe ka nxitur reagime të qytetarëve sidomos të atyre që ishin testuar me test serologjik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo në një përgjigje për KOHËN, Komuna e Prishtinës ka thënë se të gjithë qytetarët e kësaj komune që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, përfshirë ata që kanë rezultuar pozitivë në testin serologjik, mund të aplikojnë për ndihmë financiare. Ata që i kanë kryer testet serologjike në QKMF. 

Nënrkeytari i Prishtinës, Muhedin Nushi, në Express Intervistën e KTV-së e ka konfirmuar subvencionimin edhe të qytetarëve që kanë rezultuar pozitivë në teste serologjike. 

“Unë e konfirmoj që edhe ata që e kanë kryer testin serologjik në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe kanë dalë pozitivë do t’u pranohen kurse ata të cilët i kanë kryer në laboratorët privatë nuk do të pranohen”, ka thënë ai.

Nga kjo ndihmë përfitojnë nga 50 euro qytetarët e prekur me COVID-19 e që janë më të rinj se 65-vjeç, ndërsa nga 100 ata mbi moshën 65 vjeçare.

Uebfaqja e Komunës, e caktuar për këtë shërbim, tashmë ka rënë nga sistemi.

Prishtina është komuna më e prekur nga COVID-19 në Kosovë. Deri tash në nivel vendi janë regjistruar më shumë se 44 mijë raste pozitive, ndërsa 1148 persona kanë humbur betejën me virusin.