Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës thotë janë pastruar të gjitha rrugët

Mbrëmë reshje të borës ka pasur në disa komuna. Nga komuna e Prishtinës thonë se ekipet janë duke pastruar rrugët dhe po hedhin kripë e rërë sipas nevojave në zonat rurale dhe urbane në mënyrë që rrugë të jenë të kalueshme.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Medina Braha, ka shkruar se ekipet e komunës janë gjatë gjithë kohës në gatishmëri për intervenimet e nevojshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bora e parë për këtë vit ra mbrëmë. Ekipet tona kanë pastruar dhe hedhur kripë e rërë sipas nevojës në pjesët rurale dhe urbane ashtu që rrugët të mos jenë të pakalueshme. Ato janë tërë kohën në gatishmëri për intervenimet e nevojshme”, ka shkruar Braha.