Komuna e Prishtinës thotë se ekipet kanë qenë në terren gjatë tërë ditës duke inspektuar gjendjen e krijuar nga reshjet e shumta të shiut. Sipas njoftimit, situata është nën kontroll dhe nuk ka dëme në njerëz, derisa dëmet materiale do të konstatohen nga Drejtoria e Inspekcionit.
“Janë ndërmarrë një sërë intervenimesh në rrugët, lagjet, fshatrat dhe sheshet kryesore të qytetit, në të cilat janë liruar pusetat, zhbllokuar kanalizimet si dhe është kryer pastrimi i rrugëve dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Parqeve është bërë largimi i degëve dhe drurëve të rrëzuara nga erërat dhe reshjet”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Komuna falënderon të gjitha ekipet dhe kompanitë që janë angazhuar në këtë. Ndërkohë që presim raportet finale të vlerësimit për të bërë të ditur edhe bilancin e dëmeve që janë shkaktuar si pasojë e reshjeve. Konstatimet e hollësishme nga ky vlerësim do të ju dërgohen Drejtorisë së Inspekcionit, Drejtorisë së Investimeve Kapitale, KEDS-it dhe çdo organi tjetër relevant për ndërmarrjen e masave parandaluese dhe për sanimin e dëmeve.”