Arbëri

Komuna e Prishtinës subvencionon familjet në asistencë sociale dhe personat me aftësi të kufizuara

Kryetari Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se në muajin dhjetor komuna do të ndajë nga 80 euro për secilin familje në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë, si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuara.

“Me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe drejtorit Dren Kukaj, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga një subvencion prej 80 Euro për secilën familje në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuar në komunën tonë. Pagesat do të bëhen në dhjetor!”- ka shkruar Ahmeti në Facebook.