Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se mbi 500 biznese kanë aplikuar në programin për grante për mikro-biznese. Ai thotë se kjo ka ndodhur për më pak se dy orë.
Ahmeti në një postim në Facebook ka thënë se kjo duhet të jetë alarm për Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.
“Në qoftë se kjo nuk është alarm për qeverinë e Kuvendin, nuk e di si do të zgjohen”, ka shkruar ai.
Nga sot është paralajmëruar se në komunën e Prishtinës do të nisë zbatimi i fondit 5 milionësh për bizneset.
Ahmeti ka njoftuar se nga ky fond do të përfitojë çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50 mijë euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia COVID-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Ahmeti u bën thirrje bizneseve përfituese të granteve në Prishtinë t’i plotësojnë dokumentet
-
Komuna e Prishtinës nis pranimin e dokumenteve për bizneset që kanë fituar grantet
-
Nga 7 mijë biznese që aplikuan për grant në Prishtinë, 2005 nuk kaluan
-
Nga sot në komunën e Prishtinës nis zbatimi i 5 milionë eurove për bizneset
-
Nga e hëna bizneset në Prishtinë mund të aplikojnë për grante nga fondi 5 milionë euro