Arbëri

Nga nesër mbyllen për qarkullim tri rrugë në Prishtinë

Nga nesër në ora 07:30 e deri të shtunën në ora 18:00 do të mbyllen për qarkullim tri rrugë në Prishtinë. Do të mbyllen rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Karl Gega”.

“Për shkak të punimeve të shtresës finale të asfaltit, rrugët “Gazmend Zajmi”, “Ali Pashë Tepelena” dhe “Karl Gega” do të mbyllen për qarkullim, prej ditës se premte, 23 tetor nga ora 07:30 deri të shtunën, 24 tetor në orën 18:00. Ju lusim që qarkullimin e juaj të e planifikoni bazuar në këtë njoftim dhe që gjate kësaj kohe të i shfrytëzoni rrugët alternative”, thuhet në njoftimin e komunës.