Metro

Ahmeti: Parkingu nëntokësor tek UP-ja përfundon pas zgjedhjeve komunale

Ahmeti: Parkingu nëntokësor tek UP-ja përfundon pas zgjedhjeve komunale

“Parkingu nëntokësor tek Universiteti i Prishtinës do të përfundojë pas zgjedhjeve komunale”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, derisa ka prezantuar projektin në një konferencë për media.

“Këtë projekt nuk po e bëjmë për fushatë, por po ia lëmë Prishtinës si diçka të bukur. Projekti nuk ka qenë ide e jona, por ka ekzistuar kaherë”, ka deklaruar Ahmeti derisa ka thënë se punimet janë vonuar për shkak se kishte kërkuar që drunjtë që ndodhen aty të ruhen.