Arbëri

Sot nis dezinsektimi për herën e gjashtë në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot fillon faza e gjatë e dezinsektimi hapësinor në këtë komunë.

Në njoftim thuhet se çdo mbrëmje nga ora 19:30, për 5 mbrëmje, do të dezinsektohen lagje të ndryshme të zonës urbane e rurale të Prishtinës.

“Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv”, thuhet në njoftim.

Image