Arbëri

Nesër nis faza e gjashtë e dezinsektimit në Prishtinë

Foto: Koha

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër fillon faza e gjatë e dezinsektimi hapësinor në këtë komunë.

Në njoftim thuhet se çdo mbrëmje nga ora 19:30, për 5 mbrëmje do të dezinsektohen lagje të ndryshme të zonës urbane e rurale të Prishtinës.

“Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me ju, qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv”, shkruhet në njoftim.