Metro

Nesër e pasnesër ndërprerje të ujit e rrymës në lagjen Sofalia të Prishtinës

Nesër e pasnesër ndërprerje të ujit e rrymës në lagjen Sofalia të Prishtinës

KRU Prishtina ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se nesër e pasnesër do të ketë ndërprerje të ujit dhe rrymës në lagjen Sofalia të Prishtinës.

“Për shkak të punimeve të planifikuara të KEDS-it, njoftojmë konsumatorët e lagjes “ Sofalia ” (vetëm pikat e larta që janë me sistem pompimi nga stacioni i pompave) se nesër, 12 shtator 2020 e shtunë duke filluar nga ora 23:00 deri ditën e diel (13 shtator 2020) në orën 11:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.