Në Kosovë kanë nisur që kanalizimet t’i kyçin në kanalet kabllovike të KEDS-it. Kjo të paktën thuhet në një komunikatë të KEDS-it, të lëshuar të premten.
“Qytetarët e papërgjegjshëm po bëjnë veprime kriminale duke kyçur kanalizimet e tyre në kanalet kabllovike të KEDS-it, ku janë kabllot që furnizojnë qytetarët me energji elektrike. Kjo po rrezikon direkt furnizimin me energji elektrike, sigurinë e sistemit dhe sigurinë e qytetarëve”, ka njoftuar KEDS-i.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një rast konkret që ndërlidhet direkt me këtë fenomen të papranueshëm ka ndodhur së fundmi në Veternik, magjistralja Prishtinë – Gjilan. Një qytetar është kyçur me rrjetin e kanalizimit të ujërave të zeza në kanalin kabllovik të KEDS-it. Ekipet e kompanisë kanë intervenuar menjëherë duke e bërë pastrimin e kanalit dhe zëvendësimin e stabilimentit, në mënyrë që konsumatorët e asaj ane mos të mbesin pa furnizim me energji elektrike”.
Sipas KEDS-it, raste të tilla po ndodhin vazhdimisht në lagje të Prishtinës. KEDS-i bënë të ditur se bëhet fjalë për vepra penale.