Arbëri

Shiu dhe erërat vështirësojnë qarkullimin e automjeteve në rrugët e kryeqytetit

Reshjet e fundit të shiut në Prishtinë, kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në rrugën “Agim Ramadani”. Sasia e madhe e ujit në rrugë, ka shkaktuar kolona të mëdha të veturave, duke bërë kështu që disa prej tyre të ndalen për shkak të vështirësive në qarkullim.

Ndërkaq Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se nga e shtuna do të ketë reshje shiu në Kosovë.