Arbëri

Gjermania përkrah me grante bizneset e vogla në Prishtinë

Komuna e Prishtinës është partnere me organizatën Help-Hilfe zur Selbsthilfe në Kosovë në projektin “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë Gjermane.

Nëpërmjet këtij projekti ofrohen pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë apo të zhvillojnë bizneset e tyre.

Nga organizata Help KOHËS i është thënë se përfituesit e granteve tashmë janë përzgjedhur dhe se është në fazën e nënshkrimit të kontrateve në shtëpitë apo bizneset e përfituesve, teksa së shpejti do të fillohet me blerjen dhe shpërndarjen e pajisjeve të buxhetit. 

“Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000 euro, kombinuar me trajnime profesionale e mbikëqyrje për zhvillimin e tyre të qendrueshëm”, thuhet ndërkaq në njoftimin e komunës.