Arbëri

Dezinfektohen çerdhet në Prishtinë, rihapen nesër

Gjatë ditës së nesërme do të rihapen të gjitha çerdhet publike në Prishtinë, pas vendimit të Qeverisë në detyrë të Kosovës për lehtësimin e masave kundër koronavirusit.

Në fazën e tretë të lehtësimit të masave janë hapur edhe çerdhet dhe kopshtet për fëmijë nga data 1 qershor, por Komuna e Prishtinës një gjë të tillë do ta bëjë me një ditë vonesë pasi sot janë dezinfektuar të gjitha çerdhet publike.

“Sot u dezinfektuan të gjitha çerdhet publike, të cilat do të rihapen nesër dhe do të jenë gati për fëmijët tanë të dashur”, thuhet në një postim të Komunës së Prishtinës në Facebook.