Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Historia e viktimës së parë në Prishtinë nga Covid-19

Koronavirusi ka marrë jetën e parë në kryeqytet. Viktima është një person me gjendje të rëndë sociale, i cili për disa vjet ka jetuar në kontejnerë në Fushën e Pajtimit.

Pas disa refuzimeve, ai kishte pranuar të zhvendosej në një banesë në lagjen “Bregu i Diellit”, qiranë e së cilës e ka paguar komuna.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai jetonte vetëm dhe vuante nga disa sëmundje kronike. Derisa për të kujdeseshin fqinjët e tij, të cilët i dërgonin edhe ushqim.

Siç ka njoftuar kryetari Shpend Ahmeti, edhe këto ditë, i ndjeri ka pasur kontakt me personat që i ndihmonin.

Ndërsa komuna thotë se është duke u bërë gjurmimi i kontakteve.

Pas këtyre kontakteve me personin e infektuar, 13 punëtorë shëndetësorë të Qendrës së Urgjencës janë vetizoluar me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në testimin e parë për koronavirus, të gjithë anëtarët e këtij personeli mjekësor kanë dalë negativë, derisa të njëjtët po vazhdojnë të qëndrojnë në vetizolim.

Mirëpo, rekomandimi për vetizolim nuk është bërë ndaj punëtorëve shëndetësorë të Emergjencës në QKUK, të cilët po ashtu kanë pasur kontakt me të ndjerin.

QKUK-ja ka thënë se nuk ka pasur nevojë për një masë të tillë.

“QKUK ju njofton se stafi i Klinikës Emergjente ka punuar me masa mbrojtëse adekuate, konform udhëzimeve nga OBSH-ja dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe nuk ka nevojë për izolim të tyre. Asnjë nga stafi nuk ka shfaqur simptoma dhe nuk ka nevojë për izolim. Po ashtu, bëhet në vazhdimësi dezinfektimi i hapësirave të Klinikës Emergjente dhe klinikave të tjera që janë duke u trajtuar me prioritet”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Me 27 të prekur nga koronavirusi, Prishtina është komuna e dytë me më së shumti raste.

Mirëpo, komuna nuk ka informacione nëse është ndonjë rast të cilit nuk i dihet burimi i infektimit.

Shumica e personave të prekur nga virusi janë duke qëndruar në vetizolim.