Arbëri

Ndryshon orari i shërbimit të shujtave në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka ndryshuar orarin e shërbimit të shujtave.

Sipas një njoftimi për media, kjo ka ardhur pas vendimit të mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e orarit të kufizimit të lëvizjes.

Komuna njofton se shujtat do të shërbehen pas orës 12:00 në dy lokacionet Tophane e Aktash.

“Ju rikujtojmë që është e domosdoshme mbajtja e distancës sociale e të gjithëve që shërbehen me këto shujta”, thuhet në njoftim.