Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës, përmes një postimi në Facebook ka thënë se sektori publik po vazhdon t’i gëzojë benefitet e taksave të paguara nga sektori privat.
Përmes një postimi në Facebook, ata kanë shkruar se një gjë e tillë është paradoksale.
“Krejt çfarë dëgjuam në Parlament ishte popullizëm, patetizëm, provincionalizëm, asgjë më shumë, në vend të diskutimeve përmbajtjesore për shpëtimin e ekonomisë. Asnjë politikan nuk i duhet shtetit pa ekonomi dhe pa sektor privat”, ka thënë ai.
Ata thonë se minimumi i pritjeve të tyre është një pagë e dinjitetshme për punëtorët e sektorit privat për kohën që nuk po punojnë si pasojë e pandemisë.