Reduktohet orari i Trafikut Urban në Prishtinë Foto: Koha / ilustrim

Reduktohet orari i Trafikut Urban në Prishtinë

23 March 2020 14:11

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se transporti publik do të ndërpritet në orën 20:00.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ky vendim vlen deri në marrjen e masave tjera.

Ndërkohë Ahmeti ka njoftuar se do të ketë dezinfektues edhe në autobusë, derisa ata do të funksionojnë.

“Kanë nevojë së paku punëtorët shëndetësorë dhe ata që ende punojnë të lëvizin. Transporti publik ndërpritet në 20:00 deri në masat e ardhshme”, thuhet në njoftim.

Ndërsa Trafiku Urban ka njoftuar se nga data 22:00 do të reduktohet orari i qarkullimit të autobusëve në mbrëmje.

“Ju njoftojmë se nga data 22.03.2020 (e dielë) do të reduktohet orari i qarkullimit të autobusëve në mbrëmje. Deri në orën 20:00 do të qarkullojnë autobusët e NPK Tafikut Urban! Sipas vendimeve nga Komuna e Prishtinës, do t'ju informojmë përsëri në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme