Trafiku Urban njofton për devijim të qarkullimit të Linjës 4

Trafiku Urban njofton për devijim të qarkullimit të Linjës 4

23 November 2019 18:45

Trafiku Urban ka njoftuar banorët e lagjes Kodra e Diellit në kryeqytet se nga nesër autobusët e Linjës 4 do ta devijojnë qarkullimin.

Sipas njoftimit, kjo për arsye të punimeve që po bëhen në rrugën “Armend Daci”.

Ata thonë se do të udhëtojnë drejtë rrugës “Enver Maloku” në rrugën B dhe tuje.

“Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, për shkak të punimeve, nga nesër nuk do të ketë qarkullim në Rr. “Armend Daci”, andaj autobusët e Linjës 4 do të devijojnë qarkullimin. Do të udhëtojnë drejt Rr. “Enver Maloku” në Rrugën “B” dhe tutje. Gjatë kthimi nga Lagjja Mati nuk do të ketë ndryshime”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme