Metro

KRUP: Kujdesuni për instalimet dhe ujëmatësit në banimet tuaja

KRUP: Kujdesuni për instalimet dhe ujëmatësit në banimet tuaja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një kumtese për media lut konsumatorët që para se të hyjmë në sezonin e dimrit, të kenë kujdes të shtuar gjatë vendosjes së ujëmatësve duke filluar nga muaji dhjetor 2019.

“Ju paralajmërojmë se, tubacionet/instalimet brenda pronës tuaj përfshirë këtu edhe ujëmatësit mund të ngrihen brenda disa orëve nga fillimi i motit me temperatura të ulëta, nëse ata janë të ekspozuar direkt ndaj ajrit të ftohtë. Ju jeni përgjegjës për mbrojtjen e tubave të ujit dhe të ujëmatësve (të brendshëm ose të jashtëm/në afërsi të banimit) nga ajri i ftohtë dhe era. Parandalimi i ngrirjes së ujëmatësve dhe tubave që mos të vijë deri te ngrirja është shumë më e lehtë sesa zëvendësimi i tubave që ngrijnë dhe shpërthejnë. Për fat të mirë, kjo është relativisht e lehtë për t’u bërë, me ç’rast ne do t’ju ndihmojnë të parandaloni dëmtimet, shpenzimet dhe vështirësitë që mundeni të ballafaqoheni në situatat kur tubat dhe ujëmatëset janë ngrirë”, thuhet në lutjen e KRUP.