Një pjesë e trotuarit është shembur në “Rrugën C” në Prishtinë.
Shkak i shembjes mësohet të jetë rrëshqitja e dheut në njërën nga vend punishtet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë e ka konfirmuar për Koha.net, drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.
Ai ka thënë se punimet kanë qenë sipas projektit për të cilin është marrë leje në Urbanizëm.
Tahiri thotë se investitorit i janë ndërpre punimet në ndërtim dhe është urdhëruar të punojë vetëm në sanimin e gjendjes dhe kthimin e hapësirës së dëmtuar në gjendjen e mëparshme.
“Sot gjatë ditës ka pas rrëshqitje të dheut në njërën nga vend punishtet me ç ‘rast është dëmtuar edhe infrastruktura jashtë saj. Sipas inspektorit të terrenit, punimet kanë qenë sipas projektit për të cilin është marrë leje në Urbanizëm. Inspektoret tanë dhe të Shërbimeve Publike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vepruar sipas ligjit, duke e rrethuar ndër të tjera pjesën e dëmtuar. Investitorit i janë ndërprere punimet ndërtime, dhe është urdhëruar të punojë vetëm në sanimin e gjendjes dhe kthimin e hapësirës së dëmtuar në gjendjen e mëparshme”, ka thënë Tahiri.