Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot është nënshkruar kontrata për pritoret e reja në kryeqytet.
Ai ka thënë se rreth 150 stacione do të jenë me pritore të reja në tri madhësi të ndryshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Ahmetit, këto pritore me tabelat e informimit do të vendosen në 6 muajt e ardhshëm.
“Sot, u nënshkrua kontrata për pritoret e reja në Komunën e Prishtinës. Rreth 150 stacione do të jenë me pritore të reja në tri madhësi të ndryshme. Këto pritore me tabelat e informimit do të vendosen në 6 muajt e ardhshëm e deri në fund të vitit do të instalohen ato me numër më të madh të udhëtarëve”, ka shkruar ai.